Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i shoqëruar nga dy zëvendësministrat Rexhep Kadriu dhe Idriz Selimaj, inspektuan punimet që janë duke vazhduar në ndërtimin e Autostradës “Arbër Xhaferi”.
Gjatë kësaj vizite ministri Lekaj pa nga afër realizimin e punimeve në këtë autostradë. Lidhur me punimet që janë duke kryer, ministrin e njoftoi drejtori i këtij projekti, të kompanisë “Bechtel & Enka”, Riyadh Alkhazjari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLekaj tha të hënën në “Puls” të KTV-së se autostrada “Arbën Xhaferi” do të kushtojë për rreth 63 milionë euro më shumë se sa që është nënshkruar kontrata fillestare, për shkak vonesave që pararendësit e tij në MI kanë bërë në pagesat kundrejt kompanisë që po ndërton rrugën. Sipas tij, e gjithë autostrada do t’u kushtojë qytetarëve të Kosovës rreth 800 milionë euro.
Lexo edhe: “Arbën Xhaferi” do të kushtojë 63 milionë euro më shumë, Lekaj akuzon pararendësit
Ndërsa ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, akuzat e pasardhësit të tij Pal Lekaj e kishte e hedhur te qeveria Thaçi e vitit 2014 e cila e la të hapur përmbylljen financiare kur e nënshkroi kontratën.
Lexo edhe: Fajin për 63 milionë eurot penallti nga “Bechtel Enka” Zharku e zhvendos te “Thaçi 2”
“Vizituam autostradën që është më kryesorja dhe është projekt nacional. Mund të them se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar, që ky projekt të përfundojë me 31 dhjetor 2018. Ndërsa, në fund të këtij muaji do të përfundojë gjysmë segmenti i dytë i kësaj autostrade që është nga fshati Babush deri në fshatin Bibaj. Unë e falënderoj kompaninë ‘Bechtel& Enka’, e sidomos drejtorin që me të vërtetë ka qenë i përkushtuar që atë që e kemi diskutuar para dy muajve, do të përfundojë ky segment dhe do të krijohet një qasje më e lehtë dhe për lëvizjen e qytetarëve. Momentalisht gjendemi në urën më të gjatë të rajonit, me një gjatësi prej 5.7 kilometrash. Ne jemi të përkushtuar që çdo sfidë ta përballojmë dhe të jemi mbështetës edhe me vija buxhetore, mos të kemi stërzgjatje sikur që ka ndodhur deri më tani”, citohet të ketë thënë Lekaj.
Ndërsa, drejtori i projektit i kompanisë “Bechtel & Enka”, Alkhazjari ka falënderuar ministrin Lekaj, për vizitën e sotme që i bëri këtij projekti.
“Është nder për ne që ta kemi ministrin për të parë punimet që janë arritur. Me ministrin Lekaj biseduam edhe për pjesën më sfiduese të këtij projekti që është ndërtimi i urave më të gjata në këtë seksion, sidomos pas reshjeve të fundit”, citohet të ketë thënë ai.