Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në Konferencën me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar, e cila organizohet nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit.
Kryeministri Ramush Haradinaj, theksoi përkushtimin e Qeverisë për të qenë afër dhe për të ndihmuar këtë kategori të personave me nevoja të veçanta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk është mirë kur takohem të shpenzojmë kohën vetëm duke u lavdëruar me punët që i kemi kryer, por të flasim për ato që nuk i kemi bërë. Ne kemi një dialog të vazhdueshëm dhe do të jemi çdo herë në komunikim të ndërsjellë. Si qeveri në emër të popullit të Kosovës, që është populli më solidar dhe më human në botë, që ka ndjenjë të jashtëzakonshme dhe të cilën unë e transmetoj në emër të tyre, pra ndjenjën e përkrahjes për ju, falënderoj të gjithë partnerët, vendet dhe qeveritë mike, donatorët “, tha kryeministri.
Haradinaj foli edhe për angazhimin e qeverisë në të ardhmen, duke theksuar zbatimin e tërësishëm të Strategjisë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar 2018-2020, dhe të një fokusi të vazhdueshëm të qeverisë, marrjen e përgjegjësisë, që Plani Nacional kjo strategji të mos mbetet vetëm në letër por të jetë në prioritet të punës së qeverisë.
Kryeministri po ashtu tha se duhet të zbatohet edhe Ligji për Aftësim, Riaftësim dhe Punësim të Personave me Aftësi të Kufizuar. “Në disa rate rezistenca për të mos u zbatuar ligji është neglizhenca, por ka edhe arsye tjera”, tha kryeministri, duke theksuar se qeveria do të aprovoj buxhet për zbatimin e rregullores për ofrimin e shërbimeve në gjuhën e shenjave.
“Ekziston ligji për personat e verbër, por zbatimi i tij është i rëndësishëm. Ne kemi bërë ligje të mira, por në zbatim kemi qenë të dobët deri më tani dhe kjo praktikë duhet të ndryshoj”, tha kryeministri Haradinaj.