Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilla se si të veprohet pas reshjeve vërshuese në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se vërshimet paraqesin gjendje të jashtëzakonshme ku mes tjerash, mund të përkeqësohet cilësia e uj6it të papërpunuar nga të reshurat, dëmtohet sistemi i kanalizimit, kontaminohen puset që furnizojnë territoret rurale me ujë të pijshëm dhe sistemi i përpunimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas Institutit, kur kësaj situate i shtohen edhe vërshimet nga përrojet dhe lumenjtë ku shtretërit e tyre janë deformuar, pas reshjeve ato fryhen dhe depërtojnë në mjediset e banuara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në vendbanime rrjetet e kanalizimeve janë të ngufatura me mbeturina dhe qesin në sipërfaqe materie fekale. Bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije të dhënat laboratorike për parametrat bakteriologjik dhe kimik rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012. Duke pasur parasysh situatën e krijuar pas vërshimeve në disa rajone të Kosovës, e sidomos pjesën qendrore, Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Dragash, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike jep këto rekomandime: Sigurimi i ujit higjienik për pije të ofrohet nga cisternat e kompanive ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e vërshuara, furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgatitje të ushqimit, uji i puseve në vendbanimet vërshuara është ndotur nga plehrat dhe materiet fekale andaj nuk mund të përdoret si i tillë për pije dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit në 100º C së paku 10 min, kompanitë ujore publike/ujësjellësit/ të përforcojnë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojnë ujin, ujësjellësit të furnizojnë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal, për të pamundësuar kontaminimin dhe parandalimin e epidemive hidrike, ekipet e ujësjellësve rajonal të debllokojnë nyjat e kanalizimeve për të mos kontaminuar lagjet e vërshuara me materie fekale në të gjitha vendbanimet e vërshuara”, thuhet në komunikatën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Instituti thotë se situata epidemiologjike është në kontrollë të vazhdueshme nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës në terren do të pasojë me rekomandime të reja.