Ka filluar punimet Konferenca e Shtatë Gjyqësore e Republikës së Kosovës, e cila mbështet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE).
Punimet e Konferencës i hapi kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ndërsa të pranishmëve me nga një fjalë rasti pritet t’i drejtohet edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi, Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, ambasadori amerikan Greg Delawie, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, si dhe udhëheqës të Institucioneve të pavarura dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë, Nehat Idrizi, deklaroi se gjykatat e Kosovës, gjatë këtij viti, kanë shënuar rritje të konsiderueshme të efikasitetit në zgjidhjen e lëndëve.
“Gjykatat themelore kanë treguar shkallë të efikasitetit mbi 100%, që do të thotë së kanë zgjidhur më shumë lëndë sesa kanë pranuar ndërsa Gjykata e Apelit, ka rritur produktivitetin, duke zgjidhur 6% më shumë lëndë sesa ka pranuar gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2017 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016”.
Sipas Idrizit, institucioni që ai drejton, më sukses ka përmbyllur edhe fazën e zgjedhjes se kryetarëve të gjykatave, emërimin e 52 gjyqtarëve të rinj. Po ashtu sukses i konsiderueshëm është shënuar edhe në rritjen e transparencës. Idrizi potencoi se të arritura ka pasur edhe sa i përket integrimit të Veriut, sipas Marrëveshjes se Brukselit.
Ndërsa shprehu zotimin e tij se lëndët kundër korrupsionit do të vazhdojnë të trajtohen me prioritet.