Një strategji e re për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkan që është duke u hartuar nga Komisioni Evropian, i sheh dy shtete si “favorite” në garën për anëtarësim në BE, por e rithekson se perspektiva e anëtarësimit përfshin të gjitha vendet e rajonit.
Draft-dokumenti, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, përshkruan hapat që Komisioni Evropian beson se mund të ndërmerren deri në vitin 2025.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë dokument, elementet kryesore të të cilit mund t’i lexoni të shtunën në “Koha Ditore”, tregon se cilat janë dy vendet që Komisioni Evropian i sheh si “favorite” për anëtarësim deri në vitin 2025, në cilin stad pritet të jenë deri atëherë të gjitha vendet e tjera të rajonit, si dhe si shihet perspektiva e Kosovës për anëtarësim në BE.
Dokumenti jep detaje për reformat që kërkohen të zbatohen nga vendet e rajonit – Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia – ndërsa përcakton edhe kriteret e veçanta për Kosovën dhe Serbinë, në kuadër të dialogut të Brukselit, bashkë me afatet kur kushtet e përcaktuara duhet të përmbushen.
Në numrin e së shtunës “Koha Ditore” sjell ekskluzivisht përmbajtjen e draft-dokumentit të titulluar “Një perspektivë kredibile e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”, që tashmë është në diskutim mes shteteve anëtare të BE-së.