Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reshjet e nisura që nga e enjtja kanë shkaktuar shumë probleme nëpër Kosovë

Nga reshjet e shiut që filluan të enjten, shumë vende të Kosovës ka pasur përmbytje e bllokim të rrugëve.

Komuna e Malishevës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve është rritur niveli i ujit në lumin Mirusha, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë rruga nacionale Pejë-Kuçishtë-Bogë, për një kohë ishte e bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të mëdha të dheut dhe gurëve.

Hiç më mirë nuk kanë shpëtuar as Drenasi, Kaçaniku e kryeqyteti.

Pak para se të përfundonin punimet në zgjerimin e rrugës në Veternik në anën e djathtë nga rrëshqitjet e dheut janë rrënuar edhe muret mbrojtëse, ndërtimi i të cilave kishte nisur në muajin prill të këtij viti. Për këtë segment rrugor që është në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës, Komuna e Prishtinës ka deklaruar vazhdimisht se është ndërtuar pa lejen e tyre.

Kjo ministri ka njoftuar se ka pasur vetëm rrëshqitje të dheut, por jo rrënimin e mureve mbrojtëse.

Më tej thuhet se ekipet punuese kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë masat e duhura për të vendosur situatën në kontroll.

Reshjet e mëdha e vështirësuan situatën edhe për banorët e lagjes Kalabria të cilët janë ballafaquar edhe me dëmtim të sistemit të ujërave të zeza.

Banorët dhe qytetarët e tjerë të cilët punojnë në afërsi të Urës së vjetër po detyrohen të gjejnë rrugë të tjera për të arritur në qytet.

Ura së bashku me rrugën nuk janë në lartësinë e duhur e edhe mbeturina të cilat hidhen nga qytetarët e kanë bllokuar atë.

Meqë uji po vërshon mbi të, kjo rrugë nga qytetarët po cilësohet si e rrezikshme.

Zyrtarë në komunë pranojnë se problemi qëndron në nivelin e ulët të rrugës, por fajësojnë qytetarët se këtë gjendje po e rëndojnë edhe përmes hedhjes së mbeturinave.

Qorri pranon se probleme të ngjashme ka edhe në pjesët e tjera të qytetit, e thotë se kësaj gjendjeje po i kontribuon moskujdesi i qytetarëve.

Shembje të dheut, bllokim të rrugëve dhe përmbytje e kanë karakterizuar ditën e sotme reshjet e vazhdueshme të shiut. E të cilat kanë vënë në pah dobëta të realizuara nga institucionet.