Shkup, 16 mars – Sipas Raportit vjetor të vitit 2016 të Regjistrit të të punësuarve në sektorin publik të Republikës së Maqedonisë, gjithsej 129.653 persona janë të punësuar në ndonjërin prej 1.291 institucioneve të sektorit publik, bën të ditur AA. Siç theksohet në raport, në krahasim me vitin 2015, në 780 institucione numri i punonjësve ka rënë ose ka mbetur i njëjtë, ndërsa në 511 institucione numri i të punësuarve është rritur.
Nga gjithsej numri i të punësuarve në sektorin publik, 82.900 janë maqedonas (75.15 për qind), 21.279 shqiptarë (19.29 për qind), 1.781 turq (1.61 për qind), 1.272 serbë (1.15 për qind), 1.215 romë (1.10 për qind), 479 boshnjakë (0.43 për qind), 478 vllehë (0.43 për qind) si dhe 907 persona (0.82 për qind) të komuniteteve tjera ose të padeklaruar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë krahasim me vitin 2015 kur në raportin vjetor ishin të regjistruar 128.347 të punësuar në sektorin publik, në vitin 2016 janë regjistruar 1.306 të punësuar më shumë.
Të dhënat e raportit në fjalë u prezantuan në Klubin e Deputetëve në Shkup nga ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës së Maqedonisë, Marta Arsovska-Tomovska.
Ajo theksoi se qëllimi i raportit është që të sigurohen të dhëna të bashkuara në një vend edhe për institucionet, por edhe për shtetin, të cilat sipas saj, në të ardhmen do të shërbejnë për planifkimin e resurseve njerëzore, si dhe për përgatitjen e strategjisë së re për reformimin e administratës publike në periudhën 2017-2022.
“Bëhet fjalë për rritje të numrit të të punësuarve në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe në fushën sociale. Nga ana tjetër kemi ulje të numrit të të punësuarve në organet administrative”, u shpreh Arsovska-Tomovska.
Ndryshe, 40 përqind e të punësuarve në vitin 2016 janë në nivel qendror, ndërsa 60 përqind në nivel lokal. Në vitin 2015 funksiononin 1.288 institucione, ndërsa në vitin 2016 u hapën dhjetë institucione të reja dhe shtatë u mbyllën.