Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nismës për Kosovën i bashkohen 11 intelektualë e profesorë universitarë

Nisma për Kosovën ka prezantuar sot aderimet e reja. Në Këtë parti sot zyrtarisht kanë aderuar 11 intelektualë me profesione të ndryshme dhe profesorë universitarë.

Me këtë rast, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, u ka uruar mirëseardhje të aderuarve. Ka thënë se Kosova është në një udhëkryq dhe duhet dhënë drejtim. Kosova, sipas tij, ka nevojë më shumë së kurrë më parë për energji dhe intelektualë të fushave të ndryshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në familjen tonë politike do ta keni hapësirën e nevojshme për të kontribuuar. Ne besojmë në aftësitë dhe energjitë e njerëzve tanë. Në duam të funksionojmë si ekip. Qytetarëve të vendit duhet t'u kthehet dinjiteti. Në këto pesë-gjashtë vitet e fundit njerëzit janë dëshpëruar. Nisma nuk bën politika në funksion të një vote”, ka thënë kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. Tutje, Limaj ka thënë se është koha e fundit që të bashkohen njerëzit. “Jemi e vetmja parti e cila nuk ka dhënë premtime të kota. Por, kemi dhënë zotime. Eksperienca e juaj profesionale është jashtëzakonisht e mirëseardhur për partinë dhe vendin”, ka shtuar Limaj. E,

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se vendi ka nevojë për angazhim të sa më shumë njerëzve dhe intelektualëve. Krasniqi thotë se Kosova ka nevojë për njerëz që dinë dhe duan.

Nismës për Kosovën i janë bashkuar: Emrush Thaçi, Nehat Rrudhani, Nevzad Shemsedini, Baki Koleci, Bedri Muhadri, Fadil Osmani, Niman Bardhi, Eglantina Kraja-Bardhi, Berat Hasanaj, Bardhyl Spahiu, Blerim Shehu.