Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kadaj-Bujupi përjashtohet nga seanca

Gjyqtari Beqir Kalludra ka urdhëruar që deputetja Donika Kadaj-Bujupi të largohet nga seanca për shkak të pyetjeve ndaj dëshmitarit Nuredin Ibishi.

Ajo i tha dëshmitarit Ibishi se ka marrë dekoratë në kohën kur ka qenë polic i njësisë speciale kur janë torturuar shqiptarët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nuredin Ibishi deri në vitin 1990 ka qenë polic i MPB të ish-Jugosllavisë, transmeton kp.

Ai mandatin e kaluar ka qenë deputet nga radhët e LDK-së ndërsa gjatë kohës së luftës ka qenë komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit.

Katër deputetët e VV-së Donika Kadaj-Bujupi, Albin Kurti, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës.