Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Normalizimi i i plotë nuk do të thotë njohje e Kosovës”

“Bashkimi Europian duhet të sqarojë për opinionin se në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, kërkesa për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Prishtinën nuk do të thotë se është e domosdoshme njohja e Kosovës … edhe pse kjo një ditë mund të ndodhë ", theksohet në analizën e Drejtoratit të Përgjithshëm për Çështje Ndërkombëtare të Parlamentit Europian, njoftojnë medie të Beogradit.

Në rekomandimet e PE-së në këtë dokument theksohet se “opinioni në Serbi nuk po e kupton mirë se çfarë BE kërkon kur bëhet fjalë për Kosovën, përfshirë edhe dallimin ndërmjet termave 'normalizim i plotë' nga 'njohja'” , me vërejtjen se “Kosova është çështja më kontestuese” në marrëdhëniet dhe negociatat e BE-së me Serbinë për anëtarësim, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këtë arsye, theksohet se “BE duhet të bëjë përpjekje për ta bërë të suksesshëm komunikimin dhe të theksojë se negociatat me Serbinë janë të drejtuara në “normalizimin e plotë ' të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve (Beogradit e Prishtinës), dhe jo në njohjen e detyrueshme (edhe pse kjo në të ardhmen mund të ndodhë)".

Sepse, siç përcjell agjencia beta e Beogradit, në analizë theksohet se “edhe pse kjo për shumë serbë është ende pilulë e hidhur që duhet gëlltitur për t’u zbutur brenga rreth pavarësisë së Kosovës ".

Drejtorati i Përgjithshëm për Çështje Ndërkombëtare të Parlamentit Europian vëren se BE nuk ia del mirë ta njoftojë opinionin në Serbi dhe në vende të tjera të rajonit se ç’përkrahje u jep Unioni dhe çfarë saktësisht kërkon nga ta.

Në dokument, në të cilin theksohet se ekzistojnë interesa të ndryshme të Serbisë kur bëhet fjalë për lidhjet me BE-në, SHBA-në, Kinën e Rusinë, thuhet se është me rëndësi që "Bashkimi Europian të sigurojë që rrethanat në të cilat erdhi Ukraina në vitin 2013, të mos përsëriten në Serbi në vitin 2018".

“E kjo kërkon që qasja e Serbisë në Union të formësohet ndryshe nga mënyra se si vendet tjera shkojnë drejt BE-së ", thotë raporti.

Autorët e analizës bëjnë me dije se në Serbi “çdo hap që konsiderohet kërcënim i tërësisë territoriale e të sovranitetit të Serbisë, e kjo në veçanti përfshin humbjen e Kosovës, shihet si rrezik për mbijetesën e kombit ".

Në rekomandimet e veçanta theksohet se Parlamenti i BE-së "duhet që në bashkëpunim me Komisionin Europian të ndihmojë në zhvillimin e strategjisë së adresimit kur bëhet fjalë se çfarë pritet nga Serbia lidhur me Kosovën".