Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Iu hoq imuniteti 6 deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë

Me shumicë votash Kuvendi i Maqedonisë miratoi kërkesat e Gjykatës Themelore Shkupi I për heqjen e imuniteti të 6 deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe partive në koalicion, Kërsto Mukovski, Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Ljuben Arnaudovski, Ljupço Dimovski dhe Sasho Vasilevski. Prezentë në seancë ishin 67 deputetë dhe vendimet u miratuan unanimisht.

Seanca u bojkotua nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këta deputetë dyshohen për përfshirje në sulmin e përgjakshëm në Kuvend, më 27 prill.

Me votimin e sotëm përfundoi procedura e paraparë me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutës për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve. Ata, sipas legjit dhe Kushtetutës, do të mbeten në funksionin e deputetit derisa aktvendimi i mundshëm i Gjykatës penale nuk bëhet i plotfuqishëm dhe nëse deputeti është i dënuar për vepër penale për të cilën është caktuar dënim me burg në kohëzgjatje prej së paku pesë viteve.

Mbledhjen e Parlamentit për heqjen e imunitetit, spikeri Talat Xhaferi e caktoi pasi që dje Komisioni për Çështje të Rregulloreve dhe të Mandatit dhe Imunitetit me votim individual vendosi t’ua heqë imunitetin gjashtë deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Në mbledhje morën pjesë deputetët e LSDM-së, si dhe disa nga BDI dhe Besa. Të zgjedhurit e popullit nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, si dhe deputetët për imunitetin e të cilëve u debatua, edhe pse të ftuar, nuk morën pjesë në mbledhje.

Kërsto Mukovski, Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska, Ljuben Arnaudovski, Ljupço Dimovski dhe Sasho Vasilevski, janë pjesë e 36 personave të cilët Prokuroria Themelore Publike i ndjek për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.