Për përfundimin e Autostradës Prishtinë – Pejë, segmentin Kijevë-Zahaq, Qeveria planifikon të përdorë një kredi 71 milionë eurosh. Në mbledhjen e sotshme Qeveria i rekomandoi presidentit të Kosovës që të autorizojë ministrin e Financave për lidhjen e marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, transmeton Koha.net.
Në njoftimin për media të Qeverisë bëhet e ditur se kjo kredi do të përdoret për financimin e segmentit të autostradës Kijevë-Zahaq (rreth 24 kilometra e gjatë). Kredia kap shifrën prej 71 milionë euro dhe do të shlyhet me 24 këste të barabarta, nga dy për çdo vit. Data e fundit e shlyerjes së kredisë do të jetë 30 tetori 2032, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë pjesë e Autostradës Prishtinë-Pejë ka përfunduar, por ritmi i ndërtimit të saj ka qenë shumë i ngadaltë, për pasojë komunikacioni në pjesën e papërfunduar është zhvilluar me vështirësi. Kjo autostradë përbën korridorin kryesor të lidhjeve me rrugë midis Kosovës e Malit të Zi. Pasi të ndërtohet rruga që do të lidhë Deçanin me Plavën, qarkullimi midis dy vendeve do të lehtësohet ndjeshëm.