Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria merr vendim për shpronësime në Hade e Shipitullë

Kabineti qeveritar i Kosovës sot ka marrë vendim preliminar për shpronësime për interes publik në zonat kadastrale Hade dhe Shipitullë të komunës së Obiliqit.

Shpronësimet do të bëhen në interes të realizimit të Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatimin e thëngjillit dhe për prodhimin e energjisë elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të rikujtojmë se banorët e këtyre fshatrave kishin kundërshtuar me protesta shtrirjen e mihjes sipërfaqësore në pronat e tyre për shkak të kompensimit të ulët.