Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi: As me referendum s’keni të drejtë të falni territor

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se politikanët, as me anë të referendumit, nuk kanë të drejtë të fallin territor.

Krasniqi ka thënë se politikanët të cilët marrin besimin për të qeverisur me vendin, nuk ngurrojnë të shprehin gatishmërinë për të falur tokë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përditë, politikanë të nivelit të “lartë” te instaluar në nivelet e larta të shtetit, që kanë marrë besimin për të qeverisur me vendin, me ruajt fortë sovranitetin e shtetit, me ruajt të paprekshëm tërësinë territoriale të vendit që përfaqësojnë, vrapojnë të deklarojnë gjithë andej, defilojnë në medie elektronike të varura e të pavarura, nuk ngurojnë të shprehin gatishmërinë për të falur tokë?! Tokën e mbrojtur fortë nga breza të shkuar dhe që u duhet shumë edhe atyre që vijnë. Në një rast të tillë, njeriu s’ka si mos t’i shtroj disa pyetje: Çka mbrojnë këta njerëz? Atdheun a veten e tyre? A duhet të bëhen ata mburojë e Atdheut apo Atdheu mburojë e tyre?” citon RTK Krasniqin.

Krasniqi thotë se as arsyeja liberalizimi i vizave nuk është për tu falur tokë.

“Në medie e jashtë tyre, opinionistë të varur e të pavarur, drejtues të emisioneve televizive, kryetarë partish e partiçkash, vrapojnë secili në kaçikun e tij, të shfaqin gatishmëri për të falë territor stërgjyshor, e nuk ju shkon ndërmend (nëse kanë), se as Kryeministra e Kryetarë shteti a Kuvendi, as ministra të jashtëm a të brendshëm, nuk e kanë të drejtën të falin territor. Dhe shih për ketë, ata e kanë gjetur një arsyeje të fortë, liberalizimin e vizave për qytetarët. Këta po e falin territorin e qytetarëve për hir të qytetarëve?! O njerëz, nëse meritoni t’ju them kështu, a e dini se territori nuk guxon të falet apo të hiqet dorë nga ai, madje as me REFERENDUM!” ka përfunduar Krasniqi.