Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tërhiqet kërkesa për përjashtimin e trupit gjykues në rastin e gazit lotsjellës

Pas pauzës dhe konsultimeve, avokati i Albulena Haxhiut, Ahmet Ahmeti, ka tërhequr kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues.

Avokati Haxhiu para pauzës dhjetë minutëshe, kishte kërkuar përjashtimin e trupit gjykues nga gjykimi i deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli për rastin e gazit lotsjellës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kërkesën për përjashtim e ka bërë avokati i caktuar në bazë të detyrës zyrtare për deputeten Albulena Haxhiu, Ahmet Ahmeti, raporton KTV.

“Nuk do të jeni objektiv në këtë çështje penale”, ka qenë arsyetimi i avokatit Ahmeti.