Mali i Zi nuk lëkundet nga qëndrimet e tyre karshi marrëveshjes së demarkacionit. Ata vazhdojnë të besojnë se nëse jo tash, atëherë në një kohë të caktuar, institucionet kosovare do ta ratifikojnë atë marrëveshje.
Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, në një intervistë për Rubikon të KTV-së, vlerësoi punën e dy komisioneve, atij shtetëror dhe ndërkombëtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri malazez theksoi se fillimisht presin ratifikimin e marrëveshjes në parlamentin kosovar, ndërsa në rast të dëshmive të reja, të dy shtetet mund të negociojnë tutje.
Gjykata e Arbitrazhit nuk është opsion për Malin e Zi. Darmanoviq tha se për këtë duhet të ekzistojë vullneti i dy palëve, çka në këtë rast ai i Malit të Zi mungon.