Në ditën e tretë të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, së bashku me homologët nga shtetet fqinje dhe ato të rajonit është takuar me këshilltarin për siguri kombëtare të Presidentit amerikan, gjeneralin H.R. McMaster, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Më tutje thuhet se takimi i përbashkët i ministrave të Punëve të Jashtëm u zhvillua sot në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa u diskutuan zhvillimet e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor, zotimet e shteteve respektive për bashkëpunim të mëtejmë si dhe nevoja për rritjen e rolit, përkushtimit dhe prezencës së SHBA-së në rajon, transmeton Koha.net. .
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeç takimit me McMasterin, zëvendëskryeministri Pacolli zhvilloi takime të ndara edhe me Molly Montgomery, këshilltare speciale e zëvendëspresidentit të SHBA-së për Evropë dhe Rusi si dhe Brad Berkley, drejtor për çështje evropiane për vendet e Baltikut, Ballkan, Evropë Qendrore dhe Detin e Zi në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, institucion ky kryesor i politikbërjes në Shtëpinë e Bardhë.
“Në vazhdim të takimeve të nivelit të lartë gjatë vizitës time në SHBA, së bashku me Ministrat e Jashtëm të vendeve fqinje dhe ato nga rajoni takuam Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Gjeneralin H.R. McMaster, në Shtëpinë e Bardhë. ShBA do të mbetet e përkushtuar ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të rrisë edhe më shumë fokusimin dhe angazhimin e saj”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
