Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Bashkëjetesa dhe toleranca fetare në Kosovë vlerë e traditës që duhet çmuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me bashkëpunëtorë, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Krerët e kishës katolike shqiptare të Kosovës e përgëzuan Haradinajn për dinamikën e re qeverisëse, duke shprehur mbështetjen për institucionet e shtetit – me lutje – për një frymë të re”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haradinaj, me këtë rast e njoftoi ipeshkvin Gjergji për Projektligjin për Liritë Fetare, i cili tashmë ka kaluar në lexim të parë edhe në Kuvendin e Kosovës, i cili do të rregullojë mirëfunksionimin e të gjitha bashkësive fetare në Kosovë.

“Bashkëjetesa, bashkëpunimi dhe toleranca në mes të komuniteteve të të gjitha besimeve fetare në Kosovë është vlerë e traditës e cila duhet çmuar”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, Imzot Dodë Gjergji, ka vlerësuar harmonin ndërmjet bashkësive fetare në Kosovë, e cila sipas tij është kultivuar dhe vazhdon të jetë prezentë në shoqërinë kosovare.

Ipeshkvi tha se, “kisha duke u përpjekur ta ruajë vetveten e ruan edhe imazhin e Kosovës”.