Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja çon në Supreme vendimin e PZAP-së për Istogun, ankohet për shkejlje në balotazh për tri komuna tjera

Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK, përmes një komunikate për media bën të ditur se ka bërë tri ankesa për shkelje në raundin dytë të zgjedhjeve, ndërsa ka çuar në Supreme vendimin e PZAP-së për Istogun.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, dëshiron të njoftojë opinionin se, sot, brenda afatit të paraparë ligjor, ka ushtruar katër ankesa që ndërlidhen me shkeljet e evidentuara në Zgjedhjet për Kryetar të Komunave (Raundi i Dytë) të mbajtura më 19.11.2017”, thuhet në komunikatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

LDK më tutje thotë se, sikur në të kaluarën, edhe kësaj radhe synon që përmes ankesave të cilat janë të mbështetura plotësisht në prova të pakontestueshme, të korrektojë procesin zgjedhor, në secilin rast që janë evidentuar shkelje të cilat ndikojnë në shtrembërimin e vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhje, transmeton Koha.net.

“Kështu, Lidhja Demokratike e Kosovës, duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe atë për Zgjedhje Lokale, pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka paraqitur tri ankesa lidhur me shkeljet e evidentuara në Komunën e Prishtinës, Dragashit dhe Kamenicës si dhe një ankesë për Komunën e Istogut e ka ushtruar pranë Gjykatës Supreme të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në Komunën e Prishtinës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidati i saj Arban Abrashi, konsiderojnë se kanë ndodhur disa shkelje, si ndikim i votuesve, mospërputhje dhe ndërhyrje në formularët e rezultateve, mungesa e fletëvotimeve nga zarfet e fletëvotimeve me kusht, numër i madh i fletëvotimeve të pavlefshme etj. të cilat pastaj kanë ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin përfundimtar të kandidatëve për kryetar të komunës së Prishtinës, me kërkesë që përmes rinumërimit të korrigjohen të gjitha këto shkelje.

LDK shton se në Dragash, ngjashëm sikur edhe në rastin e Istogut, janë konstatuar shkelje të shumta në procesin e votimit përmes postës, prandaj edhe në këtë komunë kemi kërkuar që të anulohet procesi i votimit përmes postës dhe të përjashtohet rezultati i këtij proces për secilin kandidat, nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve për kryetar komune.

Në komunën e Kamenicës, shkelja e konstatuar e Degës së LDK-së, në këtë fazë, ka të bëjë me procesin e certifikimit të kandidatit për kryetar të komunës së Kamenicës në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet Lokale, i cili kërkon që kandidati të ketë qenë banorë së paku tri vite në komunën në të cilën kandidon, kurse nga provat e siguruara del se kandidati i VV-së është bërë banorë i komunës së Kamenicës tek në muajin gusht të këtij viti (2017).

Për Istog, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Supreme që të ndryshohet vendimi i PZAP-it me të cilin është aprovuar ankesa e LDK-së si e bazuar, dhe të anulohet vetëm procesi i votimit përmes postës me qëllim që të mos shkohet në rivotim pasi që procesi që është zhvilluar brenda komunës ka qenë i plotësisht i rregullt.

Lidhja Demokratike e Kosovës, duke shpresuar në vendime të drejta dhe të bazuara në rregullativën ligjore që rregullon këtë fushë, beson se organet kompetente nuk do të bien pre e presioneve dhe kërcënimeve të askujt, por vendimet e tyre t’i nxjerrin në frymën e ruajtjes së integritetit zgjedhor dhe ruajtjes së besimit të qytetarëve në këtë proces.