Bazuar në Kalendarin vjetor të Letrave me Vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2017, Ministria e Financave informon se ka emetuar për herë të dytë Obligacione me maturitet 7 vjeçar, njofton kumtesa nga MeF, transmeton Koha.net.
Emetimi i suksesshëm i obligacioneve me maturitet më të gjatë shënon zhvillim të mëtutjeshëm të tregut të letrave me vlerë, që është njëherësh edhe objektiv i Ministrisë së Financave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnkandi për emetimin e Obligacioneve 7 vjeçare u mbajt më 29 nëntor 2017, përmes ri-hapjes së ankandit të parë të shitjes së obligacioneve 7-vjeçare.
Shuma nominale e Obligacioneve të emetuara në këtë ankand ishte 10,000,000 Euro, përderisa tregu shfaqi kërkesë prej 12,600,000 Euro.
Për informacione më të hollësishme rreth pjesëmarrjes së mundshme në ankandet e ardhshme për blerjen e letrave me vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.