Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” LKIA ka promovuar shërbimin e ri “Airport Helper”,një shërbim që do t’iu ofrohet shtesë udhëtarëve të saj si aeroporti i parë në rajon me shërbim të tillë.
Zëdhënësja e Aeroportit Valentina Gara ka thënë me këtë rast se ky shërbim do të jetë kryesisht për të moshuarit, për qytetarët që udhëtojnë për herë të parë dhe është shërbim vullnetar, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka shtuar se rreth 30 për qind e stafit të aeroportit janë trajnuar për këtë shërbim të ri.
Në këtë prezantim kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të aeroporteve evropiane që zbatojnë këtë shërbim, si aeroporti i Lyonit, Munihut, Romës dhe Napolit, të cilët vlerësuan se këtë shërbim e zbatojnë që nga viti 2012.