Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, mori pjesë në punimet e Komitetit të Kosovës për Parandalimin dhe Eliminimin e Punës së Rëndë të Fëmijëve. Me këtë rast ai përgëzoi punën e KKPERF-së, dhe raportin e detajuar mbi të gjeturat e Komitetit në evidentimin e rasteve të punëve të rënda dhe të rrezikshme për fëmijët e moshës nën 18 vjet, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Ai tha se në të ardhmen do të ketë një angazhim më të madh institucional në parandalimin dhe eliminimin e përfshirjes së fëmijëve në punët e rënda dhe të rrezikshme. Ai u zotua se me legjislacionin aktual si dhe në reformën ligjore e cila do të avancohet, trajtimi i kësaj kategorie do të gjejë vend të merituar në shoqëri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë raportin e KKPERF-së, i cili u prezantua sot dhe në të gjeturat Inspektoratit të Punës së MPMS-së, u konstatua se nga puna në terren e Inspektoratit nuk është evidentuar as edhe një rast i angazhimit të fëmijëve në punë të rënda.
Bazuar në raportin e KKPERF-së dhe zbatimin e Planit të Veprimit për vitin 2017, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe partnerët institucionalë, konstatuan se gjendja në këtë fushë është dukshëm më e mirë se vitet e kaluara. Me këtë rast u kërkuar që data-baza të plotësohet në vazhdimësi dhe të rritet efikasiteti i bashkëpunimit nga niveli qendror me pushtetin lokal, me theks të veçantë me Qendrat për Punë Sociale.