Valdete Daka ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ankesën kundër zgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Supreme.
Sipas Dakës, KGJK-ja, gabimisht ka zbatuar rregulloren për emërimin e kryetarëve dhe gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Konsideroj se Këshilli Gjyqësor gabimisht e ka apliku këtë rregullore dhe i ka numëruar edhe votat që kanë qenë abstenime”, ka thënë Daka pas dorëzimit të ankesës.
Sipas gjyqtares Daka, në momentin e numërimit të votave, ajo ishte fituese dhe emri i saj do të duhej dërguar për dekretim tek Presidenti.
Në kërkesën e Dakës, si masë është kërkuar që të ndalet procesi deri në vendimin meritor. Në krye të Gjykatës Supreme, ditë më parë është zgjedhur Enver Peci.