Shkalla e analfabetizimit dallon në shifra mes Kosovës, Shqipërisë e shqiptarëve në Maqedoni.
Për këtë, Besa Shahini zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit në Shqipëri në Rubikon të KTV-së theksoi se për këtë duhet të bashkohen forcat e të gjithë shqiptarëve në rajon për të çuar përpara zhvillimin e arsimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas saj, rikonfirmimi i bashkëpunimit politik ishte e domosdoshme, qoftë kjo edhe përmes mbledhjeve.
“Nuk është arritje e madhe që të takohen Haradinaj me Ramën, por rikonfirmimi politik është i domosdoshëm”, ka thënë ajo. “Libri historisë është shumë me rëndësi. Në Kosovë ka libra tjerë, në Shqipëri ka tjerë. Nuk ka marrëveshje të veçantë për libra të historisë”.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ritheksoi se bashkëpunimi është në rrugë të mirë dhe do të zhvillohet tutje.
Përball tij, avokati Besnik Berisha përmendi diplomat, për të cilat tha se nuk është e rëndësishme të njihen në Shqipëri, po në vende më të zhvilluara evropiane.
“Mos të tingëllojmë këtu që jemi kundër bashkëpunimit, duhet të bashkëpunohet, por nuk e konsideroj të domosdoshme bashkëpunimin përmes këtyre mbledhjeve”, ka thënë Berisha.
“Nuk është veç ministria e Arsimit, unë shoh shembull problem mospranimin e diplomave”, ka thënë ai.