Në kuadër të aktivitetit “Javët e Biznesit Kosovar”, e cila organizohet nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj mori pjesë në nisjen e këtij manifestimi tradicional, me ç‘rast tha se me moton “Vetëm nuk mundemi, por bashkë po”, e kemi filluar punën e Qeverisë dhe që në ditët e para është thënë që prodhuesi i Kosovës nuk do të jetë më vetëm.
Kryeministri theksoi se “përkushtimin për të ndihmuar prodhuesit e kemi dëshmuar që në veprimet e para, me dialogun e filluar me prodhues, me të cilët është biseduar për hapat që duhet ndërmarrë për të lehtësuar prodhimin në vend”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi të gëzuar që ndër veprimet e para, kemi vendosur që bizneset të lirohen prej tatimit për teknologjinë, për lëndën e parë, dhe ky është realitet dhe do të hyjë në fuqi së shpejti”, ka thënë Haradinaj.
Duke vlerësuar produktet vendore dhe duke bërë thirrje që të konsumohen ato, kryeministri Hardinaj tha se produkti i origjinës duhet pasur përparësi, sepse, siç tha ai, kjo është një ekonomi e tregut global të avancuar kudo në botë.
“Kjo nuk është ikje nga vlerat ose mosrespektim i standardeve, i kualiteteve të kujtdo qoftë, por ne jemi vetvetja dhe kështu duhet qëndruar”, tha kryeministri, duke shtuar se me këtë nuk humbin tregtarët nëse konsumohet produkti vendor, por avancohen me kualitetin e tyre.
Haradinaj inkurajoi prodhuesit që t’i identifikojnë veprimet që i takojnë Qeverisë për t’i ndërmarrë dhe që kanë të bëjnë me rritjen e kapacitetit të tyre veprues në ekonomi.
Kryeministri më tutje theksoi se politikat fiskale nuk duhet të shkojnë kah marrja e profitit afaristëve, të cilët janë të pozicionuar më së miri për zhvillimin ekonomik të vendit, burim të të ardhurave për buxhet dhe situatë ekonomike të qëndrueshme.
“Ju inkurajoj të gjithëve që të jeni krenarë për sukseset tuaja në ekonomi, për të arriturat tuaja, për profitin që realizoni dhe ju inkurajoj që të insistoni që atë profit ta investoni më tutje me zgjerimin dhe rritjen tuaj”, tha kryeministri.
Ai ka thënë se Qeveria është partner i vazhdueshëm për prodhuesit dhe Zyra e Kryeministrit dhe çdo ministri, është edhe zyra e tyre.
Kryeministri porositi të gjitha familjet kosovare të konsumojnë produktet vendore në shtëpitë e tyre. “Një zëvendësim të produktit të huaj me atë të vendit”, tha kryeministri Haradinaj.