Ministri i Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vullin, deklaroi se Beogradi nuk do të bisedojë për diçka që është arritur marrëveshje më parë me Prishtinën, në Bruksel.
Ai, për mediet serbe duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, se do të jetë organizatë joqeveritare, shtoi se me këtë Haradinaj po tenton të rikthejë në tryezën e bisedimeve në Bruksel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi marrë vesh në Bruksel për këtë çështje dhe është definuar qartë, prandaj nuk do të ketë ribisedim për këtë”, shtoi Vullin, transmeton RTK.
Kryeministri i Kosovës ka dhënë intervistë për DW, ku, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe pati deklaruar se është e mundshme të krijohet, por vetëm si organ koordinues e jo si organ ekzekutiv.
Ndërkaq, Vullin foli edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës, për të cilën tha se do të ishte një kërcënim serioz për të gjithë rajonin dhe qëndrimi i Serbisë mbi Kosovën është i qartë - nuk ka ushtri të Kosovës, por vetëm KFOR.
Ai theksoi se Serbia do të avokojë që roli i KFOR-it të jetë edhe më i fortë dhe i dukshëm për Kosovën, pa zvogëluar ndikimin e tij politik dhe ushtarak apo numrin e pjesëtarëve të KFOR-it.