Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Kosova me pavarësi formale, por pa Bondsteel e pa valutën euro”

Njohja formale e Kosovës me disa kushte të caktuara, ndryshimi i valutës në Kosovë, shformimi i bazës në Bondsteel, janë disa nga propozimet që janë dëgjuar sot gjatë debatit në Institutin për politikë ndërkombëtare e ekonomi në Beograd, transmeton Koha.net. 

Gjatë, debati, siç përcjell tanjug, është thënë se mund të nënshkruhet edhe marrëveshja për miqësi, ajo për bashkëpunim dhe ndihmë reciproke. Siç njofton kjo agjenci serbe e lajmeve, bashkëpunëtori shkencor i këtij Instituti Vladimir Trapara, ka thënë se shqiptarëve duhet ofruar njohjen formale të pavarësisë, por me kushte të caktuara që do të siguronin kthimin e një pjesë të kontrollit faktik të Serbisë në atë që ai e ka quajtur “krahinë jugore serbe”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo