Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

EULEX-i zvarrit procesin gjyqësor ndaj Azem Sylës dhe të akuzuarve të tjerë për korrupsion

Afro 12 muaj po bëhen që kur është mbajtur seanca e fundit gjyqësore ndaj Azem Sylës dhe 38 të akuzuarve të tjerë për krim të organizuar. Procesi gjyqësor ka ngecur te Gjykata e Apelit, e cila qe shtatë muaj ende nuk ka vendosur nëse do t`i marrë për bazë ose jo ankesat e të akuzuarve rreth aktakuzës.

Në një përgjigje për “Kohën Ditore”, EULEX-i ka thënë se vendimi pritet t`u dorëzohet palëve gjatë javëve në vijim, por pa saktësuar se në cilën javë apo cilën datë do të bëhet publik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zvarritja disamujore e nxjerrjes së vendimit, sipas avokatëve mbrojtës, është e pajustifikueshme dhe në kundërshtim me ligjin. Ata e kanë kritikuar EULEX-in për këto vonesa.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.