Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

UP-ja të mërkurën procedon padinë ndaj Kishës ortodokse serbe

Dy javë pas paralajmërimit për padi të re ndaj Kishës ortodokse serbe, universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka vendosur që të mërkurën (sot) t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

Për të dytën herë me radhë UP-ja do ta padisë Kishën ortodokse serbe për vërtetim pronësie ndaj parcelës ku është e ndërtuar kisha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për përgatitjen e padisë së re, Universiteti i Prishtinës ka kërkuar dokumente shtesë në Arkivin e Kosovës, Arkivin ndërkomunal dhe Arkivin komunal të Prishtinës si dëshmi për pronën ku është e vendosur kisha.

Universiteti i Prishtinës në vitin 2012 kishte ushtruar padi ndaj kishës “Sveti Nikola” për vërtetim pronësie me sipërfaqe prej 4.27.16 ha.

(Artikullin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.