Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli shkoi në SHBA, merr pjesë në një konferencë të Këshillit Atlantik

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, ka udhëtuar sot pasdite për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Koha.net.

Pacolli, në Washington pritet t’i adresohet konferencës së organizuar nga Këshilli Atlantik, “Një stuhi që po vjen, formësimi i së ardhmes së Ballkanit në një kohë të pasigurisë”, në panelin “Investimi në të ardhmen: a munden ndërmarrësit ta rregullojnë Ballkanin?

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë konferencë marrin pjesë edhe Ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit.

Sipas kumtesës nga MPJ, Pacolli do të ketë takime edhe në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin Amerikan të Shtetit, me kongresistë e me personalitete tjera.