Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për 105 vjetorin e pavarësisë, në Vlorë po qëndrojnë burrështetasit shqiptarë

Në qytetin e Vlorës kanë nisur ceremonitë festive për 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë ceremoni po marrin pjesë presidenti Ilir Meta, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e anuloi pjesëmarrjen e tij në këtë ceremoni për shkak të angazhimeve në Kosovë.

Ai sot pritet të takohet me zëvendës ndihmës sekretaren e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Laura Coope. Ndërsa të gjithë anëtarët e qeverisë së Kosovës ndodhen në Vlorë.

Ata një ditë më parë ishin në Korçë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e cila u mbyll me nënshkrimin e 12 marrëveshjeve dhe memorandume mes dy vendeve.

Të dy kryeministrat u zotuan të bëjnë më shumë për integrimin ekonomik të dy vendeve.

Agjenda

11.40 Mbërritja e personaliteteve shqiptare, të përfaqësuesve të diasporës, Trupit Diplomatik të akredituar në RSH si dhe të ftuarve të tjerë.

12.00 Mbërrin, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta. Presidenti i Republikës, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Prefekti i Vlorës, Kryetari i Bashkisë Vlorë drejtohen drejt vendit ku do të ngrihet flamuri. Komandanti i Truprojës së Nderit i paraqet forcën Presidentit të Republikës. Ecja ceremonial shoqërohet me marshe nga Banda frymore e Ushtrisë.

12.03 Ngritja e flamurit Dy pjesëtarë të Forcave të Armatosura­ detare apo tokësore­ kryejnë aktin formal të ngritjes së flamurit.

12.25 Pas përfundimit të vendosjes së kurorave tek varri i Ismail Qemalit, personalitetet më të larta të vendit, të shoqëruar nga Protokolli i Shtetit, do të nisen drejt Shtëpisë Muze. Lëvizja do të kryhet me automjete

12.20 Autoritetet shoqërohen drejt Shtëpisë muze të Pavarësisë Autoritetet zhvendosen në sheshin përpara Shtëpisë muze me automjete

12.25 Mbërritja në oborrin e Shtëpisë muze Në oborr janë vendosur karrige, podium dhe foltore si dhe një led i madh

12.30 Shpallje e logos zyrtare të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit­Skënderbeut

12.35 Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

13.00 Fjalë e Sh.T. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës

13.15 Fjalë e Sh.T. Hashim Thaçi, President i Republikës së Kosovës

13.30 Fjalë e Z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë

14.00 Autoritetet vijojnë për një buffet në mjediset e reja të Bashkisë së Vlorës Autoritetet e larta të ftuara mund të kryejnë, sipas dëshirës, vizita individuale në mjediset e Shtëpisë muze

14.10 Mbërritja në godinën e Bashkisë së Vlorës Buffet në nder të autoriteteve të larta përpara se të marrin rrugën e kthimit

14.45 Nisja drejt Tiranës

19.00 Pritje shtetërore organizuar nga Sh.T. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë, me rastin e Festës kombëtare, në Pallatin e Brigadave.