Kryeministri Edi Rama ka uruar nga qyteti i Vlorës 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku po zhvillohen disa aktivitete festive.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë uron me një foto të flamurit të kuqezi dhe atij të Kosovës, të cilët i ka bërë bashkë. “Të gjithë shqiptarëve kudo janë, nga Vlora u uroj GËZUAR 105 VJETORIN E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË”, shkruan Rama.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQeveria shqiptare vijon sot në Vlorë aktivitetet për 105 vjetorin e Pavarësisë. Një ditë më parë u zhvillua në Korçë mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ku u nënshkruan 12 marrëveshje të rëndësishme. Kryeministri Haradinaj, ndryshe nga një ditë më parë në Korçë, sot nuk do jetë i pranishëm në Vlorë për shkak të vizitës në Prishtinë të zv/ndihmës sekretares amerikane të Mbrojtjes, Laura Cooper.
I gjithë kabineti qeveritar i Kosovës është nisur drejt Prishtinës mëngjesin e kësaj të marte.