Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetë maqedonas arrestohen për dhunën në Kuvend

Në kuadër të arrestimeve të orëve të hershme të mëngjesit në Maqedoni, janë prangosur edhe deputetë të VMRO-DPMNE, Krsto Mukovski, Luben Arnaudov dhe Zhaklina Stefanovska dhe rreth 15 persona të tjerë, mes tyre edhe huliganë.

Grupi, siç mëson INA, është arrestuar për pjesëmarrjen në dhunën e 27 prillit në Kuvend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deputetët Mukovski dhe Arnaudov dyshohen se kanë bërë hapjen e dyerve të Kuvendit për hyrjen e turmave të dhunshme.

Ndërsa mes tyre ka edhe persona që dyshohen si organizatorë dhe që janë ish-zyrtarë policie.

Paraprakisht në rrjetin e arrestimeve ra edhe ish-drejtori i policisë Mitko Çavkov, i cili nuk kishte dhënë urdhër për dy orë për të ndërhyrë policia në Kuvend dhe për të siguruar deputetët që ishin rrahur brutalisht.

Në mesin e tyre më së keqi pësoi deputeti Ziadin Sela dhe kryetari i LSDM, Zoran Zaev.