Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tillerson uron shqiptarët për 28 Nëntorin, vlerëson ndihmën e Shqipërisë në mposhtjen e ISIS-it

Në një deklaratë, Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson i shpreh urimet popullit të Shqipërisë me rastin e 105 vjetorit të pavarësisë.

“Shqipëria është mike dhe aleate e çmuar dhe Shtetet e Bashkuara presin përparimin tuaj të pandalur drejt integrimit më të madh euroatlantik dhe anëtarësimit në BE”, shkruan Tillerson, transmeton VOA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më tej në urimin e Sekretarit të Shtetit thuhet: “Ne e vlerësojmë thellë ndihmesën e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin për Mposhtjen e ISIS-it si dhe nxitjen e stabilitetit rajonal nga ana juaj. Ne përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e saj të vazhdueshme për të zbatuar reformat e rëndësishme, përfshirë reformën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve publikë dhe luftën kundër krimit të organizuar. Këto janë hapa të rëndësishëm për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për njerëzit tuaj”.