Para rreth 7 vjetësh kur vendosën të hapin këtë fabrikë, pronarët e saj përpos tregut të Kosovës kishin bërë përgatitjet që kapacitetet e tyre prodhuese të ishin të mjaftueshme për të mbuluar edhe tregun e Shqipërisë.
Por, gjërat nuk dolën sipas planifikimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPala shqiptare u shkaktoi jo pak probleme, të cilat arritën të zgjidheshin tek para një viti, raporton KTV.
Mergim Prishtina nuk pret asgjë të re nga takimi i dy qeverive në Korçë, ndërsa thotë se duhet ende kohë që bashkëpunimi ekonomik të arrij në nivelin e duhur.
Edhe përfaqësuesit e bizneseve ankohen për mungesë gatishmërie të palës shqiptare, andaj thonë se edhe kjo mbledhje si të tjerat do të kalojë pa ndonjë veprim të madh.
Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, vitin e kaluar nga Kosova janë eksportuar 36.4 milionë euro, ndërsa nga Shqipëria janë importuar 113.3 milionë euro.
Ndërsa, nga janari e deri sot, vlera e eksporteve është 47.6 milionë derisa importi ka arritur në 135.7 milionë euro.
Për shkak të barrierave, kryesisht jotarifore shpeshherë bizneset kosovare janë përballur me një numër pengesash, të cilat kanë ndodhur në sezonin e shitjeve më të mëdha.