Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrugës për në Vlorë, Thaçi ndalet te varrezat e Jasharëve - s’ka takim me familjen

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe edhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

“Sonte jam këtu në Prekaz, për të nderuar dhe respektuar në mënyrën më të lartë shtetërore angazhimin dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, si dhe të gjithë heronjve e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që qëndruan në istikame për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se ka ardhur në Prekazin heroik në kuadër të kremtimit të festave të nëntorit, të ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të festës së flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Nuk është raportuar nëse Thaçi është pritur në shtëpinë e familjes Jashari, megjithatë ka kohë që presidenti i vendit nuk takohet me familjarët e Jasharëve.

Ndryshe, Presidenca njofton se Thaçi sonte është nisur për në Vlorë, ku nesër do të marrë pjesë në manifestimin qendror për 28 Nëntorin, 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.