Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vataj uron për Ditën e Flamurit

Ramë Vataj, rektor i Universitetit “Ukshin Hoti”, uron studentët, punonjësit e Universitetit dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë për festën e 28 Nëntorit, ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jasharit dhe ditën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“28 Nëntori është datë e shënuar në memorien e shqiptarëve që përmbledh aspiratat për liri dhe unitet. Këtë ditë të bëhemi bashkë, nën flamurit kuq e zi, për të kujtuar rrugën që e kemi kaluar deri më sot, gjakun e dëshmorëve të rënë dhe brezat që janë sakrifikuar për liri. Urime Festa e Flamurit”, shkruan në urimin e Vatajt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo