Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillimjavë leku ka fitur pikë ndaj pjesës më të madhe të valutave të huaja, me përjashtim të euros që ka fitur 0,09 lekë në këmbim me lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 112,76 lekë ose 0,15 lekë më pak se një ditë më parë, euro këmbehet 133,69 lekë, paundi britanik këmbehet 150,11 lekë ose 0,12 lekë më pak dhe franga zvicerane ka humbur 0,28 lekë duke u këmbyer në kuotën e 114,91 lekëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTregu vendas reflekton ecurinë në bursat ndërkombëtare, ku dollari ka shënuar një rënie. Ndërsa kërkesa e fortë për monedhën evropiane e mban euron në tregun e këmbimit valutor vendas, në pozita më të forta nga sa është në bursat ndërkombëtare.
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 112.76 -0.15
Euro EUR 133.69 +0.09
Poundi Britanik GBP 150.11 -0.12
Franga Zvicerane CHF 114.91 -0.28
Jeni Japonez (100) JPY 101.21 -0.28
Dollari Australian AUD 85.82 -0.32
Dollari Kanadez CAD 88.54 -0.49
Korona Suedeze SEK 13.58 0.00
Korona Norvegjeze NOK 13.86 -0.03
Korona Daneze DKK 17.98 +0.02
SDR SDR 159.09 -0.21
Ari(OZ 1) XAU 145391.62 -445.19
Argjend(OZ 1) XAG 1928.08 -5.84
Kinez (onshore) CNY 17.08 -0.07
Kinez (offshore) CNH 17.09 -0.06