Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndalohet kryetari i Ranillukut, mbante materiale propaganduese

Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes së sotme ka ndaluar në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë kryetarin e Komunës së Ranillukut, Gradimir Mikiq.

Mikiq është ndaluar për kontroll nga Policia e Kosovës, ndërsa ishte me automjetin zyrtar duke u kthyer nga takimi me Marko Gjuriqn në Serbi. Pas kontrollit, atij i janë gjetur në veturë materiale propaganduese të fushatës së zgjedhjeve presidenciale të Serbisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndalimin e një personi e ka konfirmuar për KP edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmoj se në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, është ndaluar një person zyrtar me veturë zyrtare, në të cilën kishte materiale të ndryshme zgjedhore për fushatë të zgjedhjeve serbe. Lidhur me rastin, PK-ja ka ndërmarrë të gjitha masat e menjëhershme ligjore duke njoftuar edhe prokurorin kompetent”, ka thënë Kelani për KP.

Ndryshe, në veturën ku ishte kryetari i Ranillukut janë gjetur materiale të fushatës zgjedhore të Serbisë, konkretisht broshura dhe pano të Aleksandër Vuçiqit, raporton KP.