Ëndrra e mbretit të Serbisë, Stefan Dushan, për të dalë në Portin e Durrësit po bëhet realitet pas rreth 660 vjetësh, por kësaj radhe jo me luftë, por përmes “Autostradës së paqes” Nish-Merdar-Prishtinë-Durrës.
Ministri serb i Ekonomisë, Goran Knezeviq, deklaroi në fundjavë në Tiranë se projekti për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar-Prishtinë-Durrës do të sillte përveçse forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Serbi, edhe pagëzimin e Rrugës së Kombit me një emër të ri tejet kuptimplotë, siç është “Autostrada e paqes”, që do t’i jepte mundësinë Serbisë për një dalje tjetër në Adriatik, siç është Porti i Durrësit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto deklarime ministri serb i Ekonomisë i ka bërë në mbledhjen e parë të Dhomave të Tregtisë Shqipëri-Serbi, ku ai mori pjesë bashkë me 100 kompani shqiptare e serbe, nga ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e tregtisë dhe të ekonomisë.
Deklarata e ministrit të Ekonomisë së Serbisë, Goran Knezeviq, pasoi atë të presidentit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Serbi, Isuf Ferra, i cili e ka vlerësuar si një ngërç mosshfrytëzimin si duhet të Portit të Durrësit nga ana e Serbisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.