Pesë letra nga politikanët i ka pranuar kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, brenda një viti.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vitin e kaluar ia kishte drejtuar Lumezit katër letra përmes të cilave i ka kërkuar Prokurorisë së Shtetit që të zbardhë katër krime, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe një letër kryeprokurorit Lumezi i është drejtuar para një jave edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Në letër edhe ai i ka kërkuar Lumezit që të zbardhë vrasjet e pasluftës.
Krimet e përshkruara në pesë letrat janë të vjetra rreth 17 vjet. Prokuroria e Shtetit që drejtohet nga Lumezi deri tash nuk ka treguar ndonjë rezultat në zbardhjen e këtyre krimeve.
Sikurse edhe pas letrave të presidentit Thaçi, ashtu edhe pas letrës së kryeministrit Haradinaj, Prokuroria e Shtetit ka premtuar angazhim në zgjidhjen e rasteve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.