Anëtarët e Këshillit Ekonomiko-Social janë pajtuar që të dalin me kërkesën për rritjen e pagës minimale, por ata kanë qenë të ndarë në dysh sa i përket lartësisë së saj.
Përfaqësuesit e punëtorëve kanë kërkuar që ajo të jetë 250 euro, ndërsa ata të bizneseve kanë këmbëngulur në vetëm 200 euro, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAleanca Kosovare e Biznesit dhe Bashkësia e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) kanë thënë se paga e tanishme minimale është e vogël, duke pasur parasysh ndryshimin e rrethanave ekonomike që nga viti 2011, kur është përcaktuar ajo.
Atëkohë Qeveria pati vendosur që paga minimale për të punësuarit mbi moshën 35-vjeçare të jetë 170 euro, kurse nën këtë moshë – 130 euro.
Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, ka thënë se paga e tanishme minimale, përveçse nuk i përmbush nevojat e një punëtori, është edhe diskriminuese... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.