Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Europol: Shqipëria, burimi kryesor i kanabisit në Evropë

Europoli e cilëson Shqipërinë si burimin kryesor të prodhimit dhe trafikut të kanabisit në Evropë, ndërsa Marokun si furnizuesin kryesor me marijuanë.

Kështu thuhet në raportin e kësaj agjencie për zbatimin e ligjit të BE-së, mbi “Vlerësimin e rrezikut të krimit të organizuar në vitin 2017”, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raporti i Europolit tregon tri rrugët kryesore që përdorin trafikantët e kanabisit; atë drejt Italisë me mjete lundruese – skafe, gomone, peshkarexha, anije, kamionë – drejt Holandës e Gjermanisë nëpërmjet Mali të Zi e Bosnjës dhe atë drejt Greqisë. Këto janë rrugët ku gjatë vitit 2016 dhe fillimit të 2017 janë kapur sasitë më të mëdha të kanabisit të prodhuar në Shqipëri, disa dhjetëra tonelata.

Raporti i Europolit vjen pas deklaratës së kreut të antimafisë italiane, i cili tha në Tiranë se prodhimi dhe trafiku i kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë është trefishuar...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.