Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

U premtuan, por tash në ekzekutiv thonë se rritja e pagave në KEK s’është në kompetencë të tyre

Më 2 qershor të këtij viti, gjersa po zhvillonte fushatën zgjedhore për zgjedhje nacionale, kryeministri i tanishëm, Ramush Haradinaj, bashkë me kryetarin aktual të Kuvendit, Kadri Veseli, u premtuan rritje të pagave për 100 euro punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Madje, premtuan se kjo do të realizohej menjëherë pas 11 qershorit, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Punëtorët e KEK-ut vazhdojnë të punojnë me paga të njëjta dhe në pritje të realizimit të këtij premtimi.

Kryetari i Sindikatës së Re të punëtorëve të KEK, Rafet Osmani, tha se për mospërmbushjen e kërkesës së tyre, ata kanë protestuar para qeverisë më 2 gusht dhe më 1 nëntor.

“Kemi pasur takime më 7 shtator e edhe në takimet në vazhdim na kanë premtuar se do të ndodhë kjo rritje më saktësisht në pagat e janarit”, tha Osmani.

Sindikata ka vendosur që të pezullojë grevën deri më 15 shkurt. Nëse nuk i marrin pagat e janarit me rritje, atëherë 4.800 punëtorë të KEK-ut mund të hyjnë në grevë.

Kohavisioni ka kërkuar një përgjigje nga zyra e Kryeministrit për këtë premtim, por zyrtarë të saj tash thonë se KEK-u është ndërmarrje publike dhe se pagat e punëtorëve nuk mbulohen nga buxheti i shtetit.

“Pagat e punëtorëve të KEK-ut nuk sigurohen nga Buxheti, por nga të hyrat e KEK-ut, sepse është ndërmarrje publike. Për këtë janë dhënë udhëzimet e nevojshme dhe kjo çështje është zgjidhur”, ka thënë Halil Matoshi, shef i zyrës për informim në Zyrën e Kryeministrit.

Zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli, ka thënë të mos kenë pranuar ndonjë vendim nga qeveria për rritje të pagave të punëtorëve.