Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pritje e ngrohtë për Metën nga shqiptarët në Medvegjë

Me dhjetëra shqiptarë i kanë bërë një pritje të ngrohtë Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, në Medvegjë.

Në pikën kufitare Muitvodë, Presidenti Meta u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, raporton Tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Meta u prit dhe nga Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

“Sot është një ditë shumë e bukur për mua. Kënaqësi që erdha në Medvegjë”, tha Meta.

Ndërkohë, vizita e Presidentit Meta është shoqëruar nga një interesim i madh i mediave serbe.