Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dënuar sulmet me bombë mbi dy shtëpitë e dy pjesëtarëve të FSK-së të komunitetit serb në Zubin Potok,
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, e dënon sulmin me mjete shpërthyese mbi shtëpitë e dy pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të komunitetit serb, në Zubin Potok”, thuhet në një komunikatë për media, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBombë në shtëpinë e dy pjesëtarëve serbë të FSK-së në Zubin Potok
Haradinaj thekson se, “sulmi me mjete shpërthyese është akt i papranueshëm që cenon jetë njerëzish dhe synon të pengojë përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse dhe të mbajë në tension qytetarët e vendit”.
Haradinaj kërkon nga organet e rendit që sa më shpejt të kapin dhe të sjellin përpara drejtësisë autorët e sulmit, ndërkohë që iu bën thirrje edhe qytetarëve të ndihmojnë autoritetet në zbardhjen e këtij akti kriminal.