Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veteranët refuzojnë ftesën e Haradinajt për homazhe te varri i Rugovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për nder të 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit, bëri homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit dhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Pas ceremonisë së vendosjes së luleve pranë shtatores së Zahir Pajazitit, Haradinaj teksa po përshëndetej me të pranishmit, i ftoi t’i bashkëngjiten për homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, por si duket ata nuk iu përgjigjën pozitivisht ftesës së kryeministrit, raporton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haradinaj homazhet gjatë ditës i vazhdoi edhe në Prekaz te varrezat e familjes Jashari, e më pas do të vizitojë familjen Jashari.

Ndërsa homazhet që ishin paralajmëruar nga ora 13:00 e tutje janë anuluar për shkak të mbledhjes përgatitore në Korçë, njofton Zyra e Kryeministrit.