Në Qendrën për Numërim dhe Rinumërim të votave ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për komunën e Rahovecit në 3 vendvotime që ishin raportuar parregullsi.
E pas përfundimit të këtij procesi, del se Smajl Latifi i AAK-së është fitues i këtyre zgjedhjeve duke e mposhtur kështu Idriz Vehapin e PDK-së në këtë komunë, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnëtari i QKZ-së nga AAK, Binak Vishaj, ka thënë se kandidati i tyre për kryetar të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, është kryetari i ri i kësaj komune.
“Konfirmohet fitorja e Smajl Latifit për Rahovec. Edhe me votat me kusht fiton Smajl Latifi. Urime AAK”, shkroi Vishaj në Facebook.