Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fotoja e ditës në mediat në Britani: Shqiptarët duke hyrë ilegalisht në ishull në rimorkion e një kamioni

Kjo foto e katër shqiptarëve në rimorkion e një kamioni tregon se si rrjeti kriminal është duke futur migrantët ilegalë në Britani.

Fotoja është shpërndarë në një grup të Facebookut të cilin trafikantët e përdorin për të joshur më shumë njerëz të cilët dëshirojnë të migrojnë në Britani, transmeton Koha.net. Fotografi të tjera që qarkullojnë në internet tregojnë se të rinjtë paguajnë mijëra funte për të siguruar një vend në pjesën e pasme të kamionit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një foto, shihen katër meshkuj që bëjnë një ‘selfie’ teksa ishin të shtrirë në pjesën e pasme të një kamioni, raporton Daily Mail. Ata, po ashtu, shihen duke mbajtur nga një tubë përmes së cilit merrnin ajër të freskët gjatë udhëtimit.

Image

Së bashku me këtë fotografi, e cila është publikuar në gusht të 2016-ës, ishte edhe mbishkrimi “Rrugës për në Londër”.

Është postuar në një grup të Facebookut i cili ka disa fotografi të tjera në të cilat thuhet se premtojnë marrjen e pasaportave të rreme dhe se do të fitohen shuma të mëdha parash në Britani.

Një ministre shqiptare tha se Britania është bërë “më tërheqëse” për të rinjtë shqiptarë, sepse nuk i deporton ata menjëherë sikurse vendet tjera evropiane.

Image