Për 44 vjet, Hamit Osmani kishte qenë profesor i lëndës së Historisë. Për një periudhë prej 10 vjetësh në kohën e sundimit serb, Osmani si dhe shumë mësimdhënës të tjerë, kishte punuar pa para.
Kontributi i tij në organizimin e sistemit të arsimit, bëri që policia serbe disa herë radhazi të ushtrojë dhunë fizike mbi të, gjë që e la me pasoja në të pamur, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTash kur Hamiti është në pension dhe nuk e gëzon të drejtën e tij të pensionit të mësimdhënësit, e as atë të invalidit të luftës.
Për të përfituar pensionin e profesorit, Osmani me udhëzim të zyrtarëve nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, rreth dy vjet më parë kishte hequr dorë nga ai i invalidit.
Mirëpo, pati mbetur pa të dyja. I vetmi pension që i është dhënë është ai i personave me aftësi të kufizuara.
Këtë të drejtë të përfitimit të pensioneve për kontributet e tjera, ua mohon neni 16 i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, thotë të ketë pasur dhjetëra takime për raste të tilla dhe, sipas tij, ky nen është shkelje e të drejtave të qytetarit.
Andaj, thotë të kenë nisur procedurat për plotësim-ndryshimin e këtij ligji.
Ndërsa, sa i përket kostos financiare, ai beson se do të jetë e përballueshme.